AlbanianSport.com 05.02.2016 18:45
ASNN – Kampion në fushë, por edhe jashtë saj. Kështu mund të përshkruhet mbrojtësi i kombëtares, Mërgim Mavraj, i cili ka disa kohë që mbështet financiarisht dhe emocionalisht Emelinën, vajza 14-vjeçare e cila ndodhet në një nga spitalet e Këlnit.
Madje ai mundësoi edhe vizitën e familjes së saj, duke paguar udhëtimin dhe qëndrimin e tyre.
Mavraj ka disa kohë që mbështetet ekonomikisht por edhe sidomos emocionalisht e psikologjikisht Emelinën, e cila është duke kaluar një sëmundje të rëndë dhe ndodhet e shtruar prej kohësh në një nga spitalet e Këlnit.
Madje babai i vajzës, Flamuri, e ka cilësuar futbollistin e Kombëtares si “një baba i dytë për vajzën time dhe nuk rresht së falënderuari”.