AlbanianSport.com 05.02.2016 15:25
ASNN – Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, ka falënderuar Zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrepaj, për këtë ndihmë që ka dhënë për një sport që ka arritur në majat më të larta në arenën ndërkombëtare.
“Kjo është gjëja më e mirë që ne po bëjmë që të ndalojmë përdorimin e substancave të ndaluara, të cilat na kanë penalizuar vazhdimisht, – ka deklaruar ai. – Testet antidoping do t’i bëjmë shumë shpejt.”
“Ndërsa më 10 mars do të vijnë edhe anëtarët e Agjencisë Botërore të Antidopingut (WADA), të cilët do të na bëjnë testet finale përpara nisjes për në Evropianin e prillit në Oslo, – ka theksuar kreu i shtangës shqiptare.
“Këto analiza do të çohen në Këln, sepse atje është laboratori botëror antidoping”, – ka përfunduar Gjoza, i cili ka theksuar se 15 peshëngritësit janë duke u përgatitur fort për të qenë sa më të suksesshëm në Kampionatin Evropian të Të Rriturve në Norvegji.