Gjergj Vyshka 05.02.2016 10:25
“Mountain bike” (apo thënë ndryshe çiklizmi malor), si disiplinë e çiklizmit rikthehet përsëri në garë, ndërsa sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të dyrrotakëve, Alfred Tahiraj, të dielën në kryeqytet do të zhvillohet gara e “Cross Country”, apo siç njihej dikur “çiklo-krosi”.
Kodrat e Liqenit, por dhe diga do të jenë pista ku do të konkurrojnë amatorët e kësaj disipline, të rinjtë dhe të rriturit. Nuk duhet harruar që në fillimin e vitit disiplina e “Mountain bike” ka zhvilluar garën Tiranë-Golem, kurse të dielën e kaluar një tjetër garë në një pistë të improvizuar në “Tirana Expo City”.
Që do të thotë se tashmë “Mountain bike” është kthyer në gara të zakonshme kombëtare edhe për Federatën Shqiptare të Çiklizmit.