Atletika shqiptare ngre siparin me kampionatin dimëror dhe krosin…!

Share Button

Atletike-Kampikonati-77-tabela-sponsoret

Gjergj Vyshka 04.02.2016 16:50

Atletika shqiptare ngre siparin e veprimtarive kombëtare me Kampionatin Individual Dimëror, i barasvlershëm me garat në sallat e mbyllura, si dhe me Krosin Kombëtar. Kampionati dimëror i këtij viti si asnjëherë tjetër është i ndarë në dy ditë. Sepse të hënën e 8 shkurtit është parashikuar që në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” dhe në këndin e hedhjeve në ish-kompleksin Dinamo të zhvillohen garat e kërcimi së larti dhe hedhjes së gjyles.

E pastaj të gjitha të tjerat, kjo për herë të parë që nga vendosja e pistës së tartanit në “Elbasan Arena”, do të bëhen në impiantin e kombëtares. Federata Shqiptare e Atletikës ka udhëzuar që sportistët duhet të jenë në pistë 20 minuta përpara fillimit të garës dhe nuk kanë për t’u larguar pa marrë diplomat. Në të njëjtën kohë në përfundim të këtij kampionati do të mblidhet Komisioni Teknik, që do të propozojë përfaqësuesit e Shqipërisë për Ballkaniadën e Sallave të Mbyllura, më 27 shkurt 2016 në Stamboll.

Emra të cilët më pas do të miratohen nga kryesia. Sa i përket krosit kombëtar, ai do të zhvillohet më 14 shkurt në Kodrat e Liqenit, ndërsa skuadrat pjesëmarrëse janë udhëzuar që pesë ditë përpara aktivitetit të dërgojnë emrat e sportistëve, që do të pajisen më pas me numrat përkatës. Dhe kësisoj atletika shqiptare, pas vizitës së Sebastian Koe dhe Hansenit, është gati për veprimtaritë e para kombëtare në Tiranë dhe Elbasan.

 

Kampionatit Kombëtar Individual

dimëror i Atletikës

 

Programi i garave:

 

Meshkuj

Kërcim trehapësh                ora 12:00

60 metra me pengesa         ora 12:10

60 metra                                 ora 12:20

400 metra                              ora 12:40

Kërcim së gjati                      ora 12:40

800 metra                              ora 13:00

Kërcim së larti                       ora 13:00

Hedhje gjyle                          ora 13:00

3000 metra                            ora 13:30

1500 metra                            ora 14:00

 

Femra

Kërcim trehapësh                ora 12:00

60 metra me pengesa         ora 12:00

60 metra                                 ora 12:30

800 metra                              ora 12:50

Kërcim së larti                       ora 13:00

Hedhje gjyle                          ora 13:00

400 metra                              ora 13:15

Kërcim së gjati                      ora 13:45

3000 metra                            ora 13:45

1500 metra                            ora 14:15

 

Programi i krosit kombëtar

 

Të reja

4 kilometra                 ora 10:00

 

Të rinj

6 kilometra                 ora 10:30

 

Femra

8 kilometra                 ora 11:00

 

Meshkuj

10 kilometra              ora 11:30

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh