AlbanianSport.com 02.02.2016 18:45
ASNN – Evropiani “Francë 2016” është vetëm 4 muaj larg dhe, me mbylljen e merkatos së janarit, kontingjenti i Kombëtares kuqezi ka finalizuar edhe destinacionet prej nga do të nisen drejt fazës finale të kësaj veprimtarie kontinentale. Periudha e shitblerjeve të futbollistëve në Evropë është mbyllur më 31 janar, duke është mbyllur, duke finalizuar edhe destinacionet nga ku lojtarët e Kombëtares kuqezi do të nisen drejt “Francë 2016”. Me kalimin e Shkëlzen Gashit te Kolorado Rapids në kampionatin amerikan të futbollit (MLS), është mbyllur edhe merkato e kuqezinjve, ndërsa pak ditë para tij, edhe Migjen Basha u zhvendos nga Lucerna, tek Komo në Serinë B të Italisë.
Një lajm i mirë për Kombëtaren dhe trajnerin Xhovani De Biazi, ishte kthimi në fushë për 90 minuta i qendërmbrojtësit Mërgim Mavraj. Dy javë më parë, Berat Gjimshiti, ka firmosur për Atalantën në Serinë A, ku u zhvendos pak javë më parë edhe Arlind Ajeti, i cili firmosi me Frosinonen. Një dilemë e madhe e merkatos së janarit ishte edhe sulmuesi i Kombëtares, Hamdi Salihin, i cili ka zgjedhur të qëndrojë tek Skënderbeu deri në fund të sezonit.
Kështu, me kapitenin Cana dhe Lenjanin tek Nanta në Francë, Etrit Berishën tek Lacio dhe Elseid Hysajn tek Napoli, në Itali, Sokol Cikalleshin tek Bashaksehiri në Turqi, Taulant Xhakën dhe Naser Alijin tek Bazeli në Zvicër, Ansi Agollin tek Karabagu në Azerbajxhan, Andi Lilë tek PAS Janina dhe Egys Kaçe tek PAOK-u i Selanikut në Greqi, Odise Roshin dhe Bekim Balajn tek Rijeka në Kroaci dhe Armando Sadikun tek Vaduzi në Lihtenshtejn, të gjithë kuqezinjtë kanë vendosur për fatin e tyre në rrugëtimin drejt Evropianit historik të verës.