Gjergj Vyshka 01.02.2016 13:45
Egzon Shala, që prej kohësh stërvitet në Bullgari, dje ka dalë i treti në turneun “Dan Kolov”.
Mundësi kuqezi i peshës 97 kg në stilin e lirë është duke u përgatitur për të marrë pjesë në turnetë kualifikues për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.
Turneu i parë është në Zrenjanjin të Serbisë. Më pas në Uzbekistan dhe në fund në Stamboll.
E mundja shqiptare pretendon që Shalën ta ketë me normë kualifikimi në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.
Shala është takuar dhe me Elis Gurin dhe shqiptar të tjerë, ndërsa ka demonstruar se aktualisht është në një formë të mirë.