Gjergj Vyshka 01.02.2016 07:55
Dajti dhe Skënderbeu janë kualifikuar për në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë në futboll për femra.
Dajti e ka pasur kualifikimin të vështirë, sepse ka mundur me shumë vështirësi Teutën, 4-3.
Ndërkohë që ka qenë si një ndeshje stërvitore ajo e Skënderbeut ndaj Akademisë “Ajaks Albania Schools”, teksa ka fituar 4-1.
Këto dy skuadra do t’i bashkohen grupit të Vllaznisë, Kinostudios, Apolonisë, The Door, Tirana AS dhe Juban Danja për të vijuar më tej garën për Kupën e Shqipërisë.