Gjergj Vyshka 31.01.2016 19:35
Një pyetje nga Shtjefni ka qenë edhe për mungesën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Por Sekretari i Përgjithshëm, Ndriçim Spahiu, ka sqaruar se i është dërguar ftesa, sikurse dhe presidenti Biba ka treguar se pjesëtarët e Ministrisë ka qenë të angazhuar me tjetër gjë.
Ndërkohë është mbajtur raporti i veprimtarive dhe ai financiar, por më pas diskutantët kanë kërkuar ringritjen e ekipeve të femra, kartelat e federimit, rikthimin e ekipeve A dhe B, funksionimin e këshillit të trajnerëve, si dhe një bashkëpunim më të madh të Federatës me pushtetet lokale.
Ky ishte fundi i asamblesë vjetore të mundjes, atje ku mungoi MAS dhe KOKSH, ndërsa pritja e vendimit të ndërkombëtarëve duket sikur i mban të gjithë në tension.