AlbanianSport.com 30.01.2016 18:45
ASNN – Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “EDS”, Ervis Mançe, ka deklaruar në një intervistë për AlbanianSport.com se e diela e 31 janarit në “Expo City” pranë kompleksit tregtar “City Park”, do të jetë alternativa e një fundjave të këndshme për të gjithë familjen.
Kjo sepse, sipas tij, “Bike Fest 2016” është konceptuar si një ditë feste që do të ndërthurë shumë gjëra njëkohësisht. Kështu, Disiplina BMX e çiklizmit, e cila është një disiplinë olimpike, pritet të debutojë në fundjavë edhe në Shqipëri, me garën që do të zhvillohet në Tiranë gjatë “Bike Fest 2016”.
Sipas Mançes, kjo nismë synon promovimin e këtij sporti dhe sporteve të aventurës në përgjithësi, por edhe promovimin e jetesës së shëndetshme. E ideuar në trajtën e një feste, “Bike Fest 2016” do të zhvillohet të dielën, përgjatë 4-5 orëve, duke nisur nga ora 10:00.
Më poshtë keni të plotë intervistën që Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “EDS”, Ervis Mançe, dha për AlbanianSport.com.