AlbanianSport.com 30.01.2016 09:35
ASNN – Burime nga Vjena kanë konfirmuar për televizionin informativ shqiptar, “ABC News” se në 26 mars, Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Austrisë.
Burimet thanë se ndeshja midis kombëtares së Austrisë dhe asaj të Shqipërisë do të luhet në Vjenë. Kjo mund të jetë ndeshja e fundit e që do të vendosë dhe lojtarët e përzgjedhur nga trajneri Xhani De Biazi për Evropianin, që zhvillohet në Francë.
Njësoj si Shqipëria, edhe Austria është një prej përfaqësueseve që merr pjesë në “Francë 2016”. UEFA kishte caktuar datën 26 dhe 29 mars si të lira që kombëtaret të zhvillojnë ndeshje miqësore.
Ndërkohë, sa i përket datës 29 mars Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk ka gjetur kundërshtar, por presidenti Armand Duka ka deklaruar se, ndryshe nga miqësorja e 26 marsit, që do të luhet jashtë, ajo e 3 ditëve më pak do të luhet në Shqipëri.