AlbanianSport.com 30.01.2016 07:55
ASNN – Me takimin midis Vllaznisë dhe Skënderbeut, që do të luhet në Shkodër, ngre siparin java e 19-të e Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Kjo javë është edhe java e parë e fazës së 3-të dhe shënon nisjen e gjysmës së dytë të këtij sezoni të futbollit shqiptar.
Takimi midis kuqebleve dhe korçarëve, që do të luhet në Fushën Sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 14:00. Po në të njëjtën orë, Tërbuni pret në Pukë Tiranën, ndërsa duke nisur nga ora 17:00, Partizani përballet në kryeqytet me Laçin.
Dy takimet e tjera të javës së 19-të luhen të dielën dhe, duke nisur nga ora 14:00, Kukësi pret në fushën e vet Bylisin. Ndërsa duke nisur nga ora 17:00, Teuta përballet në Vlorë me Flamurtarin vendas. Renditjen e Kategorisë Superiore e kryeson Skënderbeu, me 43 pikë, 3 më tepër sesa Partizani i vendit të dytë, ndërsa Teuta mban vendin e 3-të, me 30 pikë, e ndjekur nga Tirana me 29 dhe Kukësi me 28.