AlbanianSport.com 29.01.2016 21:15
ASNN – Bishevac, Krasiq, Sulejmani, Abdi, Musli, Murati e disa të tjerë kanë lindur në Kosovë, por që për përfaqësuesen e Kosovës nuk do të luajnë. Shumë prej tyre këtë e kanë bërë tashmp të qartë, meqë janë të lidhur ngushtë me Serbinë ose përfaqësueset e tjera.
Madje, Milan Bishevac kishte reaguar ashpër kur UEFA e kishte dënuar Lokomotivën e Moskës për shpalosjen e pankartës “Kosova është Serbi”, shkruan sot e përditshmja e mirënjohur kosovare, “Koha Ditore”. Do të ishte krejt i zakonshëm reagimi i një lojtari nga Serbia për këtë çështje.
Por reagimi i Bishevacit ishte pak më i veçantë, pasi bëhet fjalë për futbollistë të lindur në Kosovë, në Mitrovicë. Bishevaci, si shumica e serbëve nga Kosova, nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe atë ende e llogarisin pjesë të Serbisë. Rrjedhimisht ai edhe nuk do të luajë për përfaqësuesen e Kosovës në futboll edhe nëse ftohet.
Mbrojtësi Bishevac ka karrierë të gjatë, ndërsa aktualisht është pjesë e Lazios. 32-vjeçari i ka edhe 19 ndeshje të luajtura me Serbinë. Megjithatë, ka edhe futbollistë shqiptarë të lindur në Kosovë, që e kanë bërë të qartë, apo kanë lënë të nënkuptohet se nuk do të luajnë për përfaqësuesen e saj.