Kombëtarja / De Biazi bën radiografinë e legjionarëve për “SuperSport”

Share Button

Armando-Duka-De-Biazi-duartrokitje-2016

AlbanianSport.com 29.01.2016 19:35

ASNN – Ashtu siç e do zakoni, edhe trajneri Xhovani De Biazi ka qenë sot në Shqipëri për t’i prezantuar fanellat e reja të Kombëtares shqiptare, me të cilat do të paraqitet në Euro 2016. Megjithatë, siç thotë edhe shprehja popullore, “gjuha shkon aty ku të dhemb”, edhe trajneri kuqezi nuk e ka patur mendjen të ndalet gjatë te fanellat, por tek disa lojtarë kuqezi që po kanë probleme me aktivizimin te skuadrat e tyre. Destiancioni më interesant për futbollistët e Kombëtares kuqezi këtë janar ka qenë pikërisht vendi i tij i lindjes, Italia, dhe De Biazi ka dhënë mendimin rreth zgjedhjeve që kanë bërë disa nga lojtarët e Shqipërisë.

Të paktën dy lojtarë kanë ndërruar fanellë dhe kanë pasur mundësinë për të gjetur skuadër në Itali. Njëri është Berat Gjimshiti dhe tjetri Arlind Ajeti, i cili ka luajtur disa ndeshje së fundmi. “Është e qartë se detyra e skuadrës së Gjimshitit është shumë e vështirë, por për ne e rëndësishme është të fitojë përvojë në një kampionat të vështirë si ai italian, – ka thënë De Biazi, duke folur për mikrofonin e paketës së transmetimeve sportive me pagesë, “SuperSport”. – Shpresoj që Berati të ketë mundësinë të luajë me një lloj vazhdimësie te Atalanta dhe ta shfrytëzojë këtë rast, pasi është një eksperiencë e rëndësishme për një djalë të ri si ai.”

De Biazi është ndalur edhe te transferimi i Migjen Bashës te Komo në Serinë B, ku deklaron se e rëndësishme për mesfushorin është të ketë sa më shumë minuta në këmbë. “Më mirë kështu, folëm bashkë dhe më kërkoi një këshillë, – ka zbuluar italiani që mban edhe pasaportën shqiptare. – Është e qartë që, më mirë sesa të rrijë te Lucerna, ku nuk luan, të aktivizohet në një skuadër të Serisë B, edhe pse e fundit në klasifikim, por nga të fundit vetëm mund të rritesh.”

“Gjëja më e rëndësishme për të është të kërkojë të luajë dhe të gjejë minutat pasi ka luajtur pak në pjesën e parë të sezonit, ndaj në të dytën më mirë të më tregojë se luan”, – ka theksuar ish-trajneri i Udinezes dhe Torinos, i cili më pas ka folur edhe për Ergys Kaçen, Etrit Berishën dhe Shkëlzen Gashin. “Të gjithë kanë nevojë të luajnë, përfshi edhe Kaçen që është nxjerrë disi mënjanë nga PAOK-u, por po ashtu dhe lojtarë të tjerë të skuadrës, – ka thënë ai. – Është e qartë se nëse Berisha vazhdon të luajë si ka bërë së fundmi me ndeshje të bukura, urojë që të zgjasë qëndrimin në skuadrën e parë të Lacios.

“Ndërsa dhe për pjesën tjeër e rëndësishme është që të luajnë dhe, mbi të gjitha, në arrijnë në një kondicion fizik të mirë në Evropian, – ka theksuar 60-vjeçari i stolit të Kombëtares kuqezi. – Çështja e Gashit është një situatë e hapur. Mund të shkojë në një vend apo në një tjetër, por të ndalemi një moment dhe të shohim se çfarë do të ndodhë sot nesër apo të hënën që janë dhe afatet e fundit të merkatos në Evropë.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh