Basketboll / Cuka: Ka gjëra që kanë ndryshuar në kahun pozitiv, por…

Share Button

Fatmir-Cuka

Gjergj Vyshka 29.01.2016 12:05

“Përpara shumë vitesh, – nis të rrëfejë Fatmir Cuka nga SHBA-ja, – thuhej se që të bëhesh basketbollist duhet të kesh një top dhe një kosh. E mbi të gjitha duhet të kesh dëshirën për t’u stërvitur. Thënia padyshim qëndron edhe tani, por kohët kanë ndryshuar, ashtu siç kanë ndryshuar dhe kushtet e zhvillimit të basketbollit në vend. Por mbi të gjitha kanë ndryshuar dhe vetë njerëzit, si dhe mentaliteti i tyre”. Dhe për Cukën baza e së ardhmes së zhvillimit të basketbollit janë fëmijët dhe mënyra e përgatitjes së tyre.

“Dëshira tek fëmijët për t’u bërë sportistë qëndron, – thekson ai. – Fëmijët nuk mbarojnë. Një brez ikën e një brez vjen, sepse ky është ligji natyral i jetës. Por çfarë bëjmë ne për këta sportistë të rinj? Kjo duhet të jetë filozofia jonë e zhvillimit të basketbollit, ndërsa do ta përmbledh në tre pika; kualifikim trajnerësh, kushtet sportive dhe pjesëmarrja në kompeticionet sportive”. E Cuka e ka të qartë se Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse me pesë ekipe në kampionatet evropiane nga Nën-16-vjeçarët deri tek Nën-20-vjeçarët. Dhe këtë gjë e quan hap pozitiv.

“Më duhet të pranoj se shumë gjëra kanë ndryshuar në kahun pozitiv për basketbollin shqiptar, – ka pohuar ai. – Por ka edhe ende pika negative. Të marrësh pjesë në arenën ndërkombëtare është gjithmonë vlerë dhe eksperiencë. Dhe pjesëmarrjen në këto aktivitete unë do ta ndaja në dy aspekte. Së pari kur flitet për ekipin kombëtar A them që duhej të ishte vazhduar puna dhe jo të rrinim pa bërë ndeshje gjatë. Sepse kishim një bërthamë të mirë në kombëtare që nga Kuqo, Shima, Bushati, Ndoja, të cilët janë lojtarë të parametrave ndërkombëtarë.”

“Pa harruar këtu edhe lojtarë si Vogli, Aliaj, Hysenagolli, të cilët përbëjnë grupin, i cili bëhet një ekip mjaft i fortë dhe për të rivalizuar me kundërshtarët, – ka vijuar ish-trajneri kuqezi. – Eksperiencat e Gjermanisë, Turqisë dhe Rusisë kanë treguar se fitorja nuk vjen me një muaj grumbullim. Por me një grup lojtarësh që trajnohen gjatë dhe bëjnë ndeshje për një periudhë të vazhdueshme. Sa për moshat, pjesëmarrja e vjetshme ishte pozitive në arenën ndërkombëtare, por për nivelin e infrastrukturës dhe të basketbollit që kemi do të ishte më mirë të merrnim pjesë nëpër festivale, apo kupa verore.”

“Sepse në vend që të bëjmë 2-3 ndeshje dhe të rrihemi me rezultate të thella, do të kishin në këto turne miqësor 8-12 ndeshje dhe të gjithë do të kishin mundësi të luanin dhe ne do të fitonim një shumicë lojtarësh për të ardhmen e basketbollit”, – ka theksuar Fatmir Cuka, i cili analizën e tij e mbyll: “E them këtë për momentin që është duke kaluar basketbolli”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh