AlbanianSport.com 29.01.2016 11:15
ASNN – Pasi i ka rrëmbyer rivaleve një gjigande si Mançester Junajtid, kompania e mirënjohur ndërkombëtare e veshjeve dhe pajisjeve sportive, “adidas”, ka bërë goditjen e radhës, duke konfirmuar një tjetër gjigande, Realin e Madridit, pas një marrëveshjeje prej 1 miliardë e gjysmë euro, pra 140 milionë euro në sezon për 10 vitet e ardhshme.
Kështu, në total janë 1 miliardë e 400 milionë euro që Reali i Madridit, sipas të përditshmes së njohur sportive spanjolle “Marça”, do të përfitojë nga marrëveshja e re me “adidas”-in. Në këtë mënyrë, fanela e madrilenëve do të jetë më e shtrenjta në botë, të paktën për atë që e sponsorizon.
Kjo shifër marramendëse që do të paguhet nga marka e famshme gjermane kalon edhe atë që i po “adidas”-i i pagoi në vitin 2015 anglezëve të Mançester Junajtid. Verën e kaluar, “adidas”-i nënshkroi edhe një marrëveshje prej 900 milionë eurosh me një tjetër gjigande, Bajernin e Mynihut, deri në 30 qershor 2030, ndërsa kjo kompani vesh edhe Juventusi dhe Milanin në Itali. Kontrata e re e “adidas”-it me Realin pritet të nënshkruhet brenda këtij sezoni.