Në kontingjentin zyrtar të ekipit të parë, që prej pasdites të së mërkurës, figuron edhe futbollisti më i ri i ardhur në ekip, 19-vjeçari, Uendi Vecaj.
Sipas drejtuesve të Vllaznisë, futbollisti në fjalë, që është pjesë e Akademisë Vllaznia, spikat për cilësitë e tij të mira, sidomos teknike në përdorimin e topit.
Për këtë arsye ato kanë vendosur ta atashojnë me kontratë pranë skuadrës së parë duke e konsideruar atë si një mesfushor me shumë perspektivë.
“KF Vllaznia i uron suksese futbollistit Uendi Vecaj dhe njëkohësisht bën të ditur se në ditët në vazhdim do të firmosin kontratat edhe ndonjë futbollist tjetër i spikatur i Akademisë së klubit”, – bëjnë të ditur zyrtarisht drejtuesit e klubit kuqeblu.