Gjergj Vyshka 28.01.2016 17:35
Deri më tani, Partizanin e shumësportëshit e kanë mbajtur me “thonj” të gjitha shefat e klubeve që kanë, i fundit i ndjeri Mirjan Hakani. Dhe kështu po mundohet dhe Shkëlqim Muça. “Krejtësisht në ajër, sepse nuk varet nga askush, – thotë ish-futbollisti i mirënjohur i rivales kryeqytetase, Tiranës. – Thuajse me financa zero. E megjithatë jemi duke parë situatën dhe të gjejmë mënyrat për të ndërhyrë që kjo legjendë të mos shuhet.”
Dhe, krahasuar dhe me Studentin e shumësportësisht, që merr dyfishin e të kuqve nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, sepse ka projekte për zhvillimin e sportit universitar, Partizani është në ditë të hallit. Është në ditë të hallit dhe krahasuar me Tiranën e shumësportëshit që merr përsëri dyfishin nga Bashkia e kryeqytetit dhe arrin të plotësojë nevojat e sportistëve dhe trajnerëve. Madje është në ditë të hallit sepse duhet të paguajë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.
Dhe kjo jo vetëm për t’u stërvitur të paktën në basketboll, por dhe për të bërë ndeshje. Ndaj thirrja është e qartë dhe e pastër; politikanë, biznesmenë dhe dashamirës kthehuni dhe nga Partizani i shumësportëshit. Legjenda ka nevojë për ndihmë dhe për historinë që ka nuk ju zhgënjen asnjëherë. Sepse me 3.000.000 lekë të rinj duket se për një klub me histori të madhe nuk mund të bëhet asgjë…