Gjergj Vyshka 28.01.2016 13:50
Tek meshkuj gjysmëfinalja e dytë do të jetë mes Mërrej e Raoniç, ndërsa janë eliminuar Ferrer dhe Monfils. Xhoana Konta surprizon Melbërnin. Lumturi britanike, ndërsa Andi Mërrej, numri dy i botës, kalon në gjysmëfinale teksa ka mundur në katër sete në çerekfinale spanjollin David Ferrer, i cili deri në këtë raund kishte mbërritur pa humbur asnjë set.
Skocezi do të përballet me Raoniç në gjysmëfinale, që ka mundur Monfils në katër sete. Mërrej ka luajtur katër finale në Melbërn, por ka qenë i pafat, ndërsa nuk ka fituar asnjërën prej tyre. Tek femrat, e reja britanike Xhoana Konta, 24 vjeç, impresionon të gjithë, ndërsa në dy sete arrin të fitojë me Zhangun dhe tashmë në gjysmëfinale do të përballet me Kerber.
Kishte që nga viti 1977 që nuk ishte një britanike në gjysmëfinalet e turneve të mëdha të tenisit botëror. Në çerekfinalen tjetër, po tek femrat, Kerber mund Azarenkën po me dy sete.
“Australia Open 2016”
Rezultatet teknike të çerekfinaleve
Meshkuj
Xhokoviç – Nishikori 3-0
Federer – Berdiç 3-0
Raoniç – Monfils 3-1
Mërrej – Ferrer 3-1
Femra
S. Uilliams – Sharapova 2-0
Radvanska – S. Navarro 2-0
Kerber – Azarenka 2-0
Konta – Zhang 2-0