Albaniansport.net 28.01.2016 12:20
ASNN – Shefi i gjyqtarëve të FIBA Evropës, Davorin Nakiç, ka qenë ditët e fundit në Tiranë, ku ka drejtuar një seminar praktik me gjyqtarët shqiptarë të basketbollit. Duke folur për Televizionin Shqiptar, ai ka theksuar se të tillë seminarë janë një mundësi e mirë për të fituar përvojë.
Gjykimi është një nga përbërësit kryesorë të sportit në përgjithësi dhe, për këtë qëllim, Federata Shqiptare e Basketbollit organizoi një seminar praktik dyditore me shefin e gjyqtarëve të FIBA Evropës, Davorin Nakiç. Duke folur për Televizionin Shqiptar, ai ka theksuar se të tillë seminarë janë një mundësi e mirë për të fituar përvojë.
“Jam i kënaqur që m’u dha mundësia për të drejtuar këtë seminar, pasi gjeta shumë gjyqtarë të rinj, me pasionin për basketbollin dhe me urinë për të mësuar sa më shumë, – ka thënë Nakiçi. – Shpresoj që përvoja ime, por edhe materialet që përdorëm në këtë seminar t’ju vlejnë këtyre gjyqtarëve në të ardhmen.”
Sipas tij, gjyqtarët shqiptarë mund të marrin shembull nga ecuria e ndërkombëtarit Gentian Cici. “Vite më parë, unë kam qenë mësuesi i Cicit, i cili tashmë ka arritur në nivelet më të larta të gjykimit kontinental”, – ka vijuar zyrtaru u organizmit që qeveris basketbollin kontinental.
“Përveç tij, tanimë ju keni edhe dy gjyqtarë të tjerë ndërkombëtarë dhe kjo është diçka nga e cila gjyqtarët e ri mund të frymëzohen për të ardhmen”, ka përfundur Shefi i gjyqtarëve të FIBA Evropës, Davorin Nakiç. Një pjesë e rëndësishme e këtij seminari ishte pjesa praktike, siç ishte edhe ajo ndeshje miqësore midis Tiranës dhe Teutës.