Albaniansport.net 28.01.2016 07:05
ASNN – Premtimi i Andon Haxhirajt: “Ai sportist, që kualifikohet për në Olimpiadën e Rios, do të vijë dhe do të stërvitet në Hjuston të Amerikës me shpenzimet tona duke bërë një financim të fuqishëm”.
Dje në mesditë, në mjediset e palestrës së peshëngritjes në Shtërmen, është prezantuar ekipi kombëtar i shtangës, që ka nisur përgatitjet për Kampionatin Evropian të Të Rriturve, që do të mbahet në Oslo, nga data 10, deri më 16 prill 2016.
Në prezantimin e kombëtares së shtangës merrte pjesë Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i institucionit më të lartë të shtangës shqiptare, Agron Haxhihyseni.
Madje të pranishëm ishin dhe presidenti i nderit i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Gudar Beqiraj, si dhe sekretari i shoqërisë sportive-kulturore “Arbëria” në Hjuston të Amerikës, Andon Haxhiraj.
E para tyre kanë qenë 18 shtangistët, që janë pjesë e ekipit tonë kombëtar, si dhe trajnerët që do të merren me përgatitjen e tyre për këtë Kampionat Evropian shumë i rëndësishëm për t’u kualifikuar me normë për në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.