Gjergj Vyshka 27.01.2016 17:55
Studenti i Ylli Tomorrit është ekipi i parë që ka lëvizur në merkaton e dimrit. Kështu është afruar lojtari i kombëtares së meshkujve, Arbër Troka, që deri më tani ka luajtur në Itali.
Por jo vetëm kaq, por pjesë e kampionëve në fuqi të volejbollit shqiptar janë bërë edhe bullgari Stojan Vuidzhev, si dhe maqedonasi Tihomir Georgiev.
Kësisoj me dy të huaj dhe një shqiptar të afirmuar në kombëtaren e meshkujve Studenti është duke hyrë seriozisht në garën për titull kampion dhe Kupën e Shqipërisë.
Trofe që i ka fituar dhe vitin e kaluar. E suksesi këtij ekipi do të duket në turneun miqësor që do të zhvillohet të enjten e të premten në “Farie Hoti”.