Vllaznia / Cungu: Po na lodhin telefonatat natë e ditë me menaxherët

Share Button

Armando-Cungu-Vllaznia-flet

Gaspër Marku 27.01.2016 17:05

ASNN – Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, i ka mbetur përsëri të gjithë në klasë të ardhurit. Është larguar edhe Bregu, ndërsa të vetmit që priten si përforcime janë Tafili dhe Kruja. Këto konkluzione Cungu i shprehu përmes një intervistë të dhënë për mediat pak minuta pas përfundimit të ndeshjes.

 

– Shtatë futbollistë të rinj tek Vllaznia, cili është opinioni juaj për paraqitjen e tyre?

– Me thënë të drejtën shumë i pakënaqur, vazhdë e testimeve nëse mund të them që në Ulqin dhe deri më tash, lojtarë të cilët nuk vlejnë absolutisht. Jo vetëm se nuk bëjnë asnjë diferencë, por janë shumë me nivel më të ulët krahasuar me lojtarët që kemi në dispozicion. Në këto kushte, nuk kemi pse diskutojmë për më tej. Ndoshta do të donte pak më vëmendje “stoperi”, i cili ka qënë pranë Deçiçit, Rudoviç, që ishte edhe me një gjendje gripale jo të mirë. Nëse mund të biem dakord që mund rrinë në dispozicion edhe këtë javë në stërvitje, për të marrë një farë mendimi më të pjekur, do të ishte mirë. Kurse për pjesën tjetër, jam i pakënaqur.

 

– Presim të tjerë lojtarë deri në datën 31 janar të mbylljes së merkatos?

– Besoj se nuk kam çfare pres më. U lodhëm shumë me telefonatat nga mëngjesi deri në mesnatë, duke u marrë me menaxherë dhe persona të tjerë nga më të ndryshmit. Të gjithë flasin fjalë të bukura, realitetin besoj se edhe ju e shikoni vetë. Kështu që nuk mendoj se mund të kemi ndonjë shpresë tjetër. Gjithsesi nuk i dihet kurrë fatit, le të shpresojmë që edhe ne do të na buzëqeshë fati me ndonjë sportist tjetër. Kështu që duhet thënë se për momentin është shumë e vështirë.

 

– Çfarë bëhet me Bekim Erkoçeviç, që prej ditësh është pjesë e seancave stërvitore?

– Erkoçeviçin e kam ofruar tek ekipi pasi e njoh si lojtar, e kam pas tek Akademia Vllaznia, i njoh kualitetet e tij, pavarësisht se është një periudhë i pa stërvitur dhe me shumë probleme. Megjithatë është një shans dhe një test për atë lojtar këto katër muaj për ta parë nëse do të bëjnë normalisht progres. Në të kundërt nuk kam se çfarë t’i bëj as Erkoçeviç dhe as kërkujt, besoj se kjo është thjeshtë për t’u kuptuar.

 

– Pista Tafili-Kruja?

– Mbetet pistë. Prej ditësh dhe ditësh, prej javësh më mirë me thënë, sa duken larg, aq duken afër, pastaj largohen prapë, nuk arrij të them asgjë konkrete. Peng i bisedimeve me Partizanin, të cilët nuk po tregohen as ato korrekt me ne në bisedimet. apo marrëveshjet që kemi bërë. Po luajnë fjalësh, nga dita në ditë, kështu që do të mbesim me shpresën deri edhe 4-5 ditë sa kanë mbetur në dispozicion nëse mund ta zëmë në fjalë tamam Partizanin pa lëviz. Kështu, t’ia lëmë ditëve në vazhdim.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh