Gjergj Vyshka 27.01.2016 15:25
Pesëmbëdhjetë minuta marramendëse dhe të tmerrshme për Shqipërinë e femrave, por Velaj e Hashani i japin mundësinë të ëndërrojnë. Por barazimi nuk arrihet e sërish, pas katër ndeshjesh, zero pikë
Greqi – Shqipëri 3-2
E martë, 26 janar 2016,
ora 14:00 (lokale)
në stadiumin e Trikallës
Shënues: Sidira 6’(11-m.), Kunguli 10’, Panteliadu 15’ / Velaj 26’, Hashani 41’
Greqia: Peletiklu, Vlasiadu (Jorgiu 46’), Kidonaki, Sidira, Kunguli, Shacigianiklu, Panteliadu (Shamalidu 72’, Kolia 86’), Papadopulu, Moraitu, Marku, Gkatsu. Trajnere: M. Kuparani
Shqipëria: Zani, Proto, Rrahmani, Memedov, Jashari (Maliqi 57’), Serenaj (Begolli 73’), Velaj, Hashani, Bajraktari, Selijimi (Kurbogaj 85’). Trajner: A. Rraklli
Gjyqtare: V. Derouo, B. Pierart, M. Etienë (Belgjikë)
Kartonë të verdhë: Marku / Jashari
Minutat e golave:
6’ Kunguli është penguar në depërtimin e saj në zonën e rreptësisë shqiptare nga Proto dhe gjyqtarja belge Derouo nuk ka falur. Penallti për Greqinë, që e ka kthyer në gol Sidira (1-0)
10’ Shqiptaret janë hutuar nga pësimi i golit të parë dhe janë të paqarta në fazën mbrojtëse, aq sa ka përfituar Kunguli, që ka shënuar golin e dytë (2-0)
15’ Greqia mundohet ta bëjë “përshesh” skuadrën tonë duke ëndërruar goleadën, ndërsa Panteliadu ka shënuar për herë të tretë në portën e mbrojtur nga Zani (3-0)
26’ Velaj e rifut në lojë kombëtaren tonë, teksa ka shënuar në portën greke, që mbrohej nga Peletiklou (3-1)
41’ Tjetër ngushtim i rezultatit nga vajzat tona, këtë herë ka shënuar Hashani dhe duke qenë fundi i pjesës së parë ëndrra për të barazuar rezultatin është bërë më e madhe (3-2)