Albaniansport.net 27.01.2016 09:35
ASNN – Turneu i Melbërnit në tenis për meshkuj dhe për femra, që njihet zyrtarisht si Turneu i Hapur i Australisë (Australian Open 2016), që është një ndër katër garat më të mëdha të vitit, edhe në turin çerekfinal ka qenë me surpriza. Tashmë jashtë garës kanë dalë Tomas Berdiç dhe Kei Nishikori.
Dhe në gjysmëfinale, aty ku do të përplasin brirët Novak Xhokoviçi me Rozher Federerin, është një finale e parakohshme e kësaj veprimtarie. Nga ana e tij, Federeri e ka mundur në tre sete çekun Tomas Berdiç dhe ka arritur kështu gjysmëfinalen e “Australian Open 2016”.
Dhe kampioni zviceran, i cili do të kërkojë fitimin e 5-të të këtij turneu, do të përballet me numrin një të Botës, Novak Xhokoviç, i cili dje ka mundur me shumë lehtësi japonezin Kei Nishikori. Tek femrat sfida mes dy mbretëreshave në çerekfinale, Serena Uilliams dhe Maria Sharapovës, ka përfunduar me fitoren e amerikanes në dy setet.
Për kampionen bëhet fjalë për fitoren e 18-të në përballjet me bukuroshen ruse. Në gjysmëfinale amerikania do të përballet me Radvanskën, që ka fituar pas katër setesh ndaj Suarezit.
Australian Open 2016
Rezultatet teknike të çerekfinaleve:
Meshkuj
Dje:
Xhokoviç – Nishikori 3-0
Federer – Berdiç 3-0
Sot:
Raoniç – Monfils
Mërrej – Ferrer
Femra
Dje:
S. Uilliams – Sharapova 2-0
Radvanska – S. Navarro 2-0
Sot:
Kerber – Azarenka
Konta – Zhang