Gjergj Vyshka 27.01.2016 07:55
Dopingu është duke u kthyer në një problem të madh jo vetëm për sportin shqiptar, por për mbarë sportin botëror. E për rrjedhojë, kur në vitet problemet me rastet e peshëngritjes dhe të boksit, së fundmi në Lojërat e Para Olimpike Evropiane në Baku, kanë shqetësuar sportin, komisioni kombëtar i antidopingut ka mbajtur konferencën e parë për vitin 2016.
Me mbështetjen e drejtorisë së sportit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, kjo konferencë, në të cilën kanë qenë pjesëmarrës të gjithë federatat sportive së bashku me sportistët e tyre, janë parashtruar një sërë problematikash që vërehen sot në përdorimin e dopingut. Në këtë seminar u fol për të garuar pa përdorur substanca të ndaluara, që mund të çojnë deri në pezullime të përjetshme.
“Për një sport të pastër, pa doping”, ishte motoja e këtij seminari. Është kërkuar edhe mbështetjen e shtetit për të rritur testet antidoping. Gjatë vitit 2015, Shqipëria pati vetëm një rast doping, me boksierin vlonjat Rexhildo Zeneli, në Lojërat Olimpike Europiane “Baku 2015”. Paradoksi është se është mbajtur kjo konferencë, por pa anëtarët e Komisionit Kombëtar Antidoping, si dhe kryetarin e saj, Klodian Allajbeun.
Pra është folur për dopingun dhe për dëmet pa qenë ata që janë të “zotët e punës” dhe ata që duhet të japin llogari nëse bëhen kontrollet, apo jo.