Peshëngritje / Gjoza, i prerë: Kush thyen disiplinën, do të përjashtohet!

Share Button

Peshengritje-Elez-Gjoza-Intervista-2016

Albaniansport.net 26.01.2016 13:25

ASNN – Në këtë grumbullim të parë të përfaqësueses së Shqipërisë në peshëngritje, që do të mbahet në Shtërmen, ka qenë i pranishëm presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i këtij organizmi, Agron Haxhihyseni. Në hollin e hotelit “Xhelili”, presidenti Gjoza ka bërë një takim me sportistët, ndërsa ka kërkuar prej tyre disiplinë në përgatitje dhe një sjellje korrekte në të gjitha ambientet ku do të stërviten e ku do të qëndrojnë. “Kjo është kryesorja për ne, pasi kem pretendime të mëdha në këtë garë evropiane”, – ka deklaruar ai.

“Kështu që duhet të stërviteni sipas orareve të caktuara e t’i zbatoni ato me shumë rigorozitet, – ka vijuar kreu i peshëngritjes shqiptare. – Jemi një Federatë që në 43 vjet peshëngritje kemi marrë 324 medalje ndërkombëtare. E këto nuk janë pak, ndaj dhe ju duhet të vazhdoni rrugën e sukseseve të këtyre medaljeve edhe në këtë Evropian. Do të stërviteni me dy seanca në ditë, paradite dhe pasdite, në palestrën e Shtërmenit e më pas do të akomodoheni në këtë hotel ku jeni tani që i ka të gjitha kushtet e nevojshme për një sportist cilësor.”

“Të mërkurën do të kompletohet i gjithë ekipi dhe do të vazhdojnë intesivisht stërvitjen pa ndërprerje, – ka sqaruar Gjoza. – E kjo nga e hëna deri të shtunën paradite e më pas do të shpërndaheni nëpër shtëpia për t’u rigrumbulluar përsëri në fillimin e javës. Kush nuk do të paraqitet deri të mërkurën në orën 14:00, që është dhe afati i fundit i grumbullimit të kombëtares, do të përjashtohet nga ekipi, si dhe kush do të thyejë rregullat e stërvitjes, apo do largohet pa leje nga hoteli, përsëri do të largohet nga kombëtarja.”

“Do të zhvillojmë Kupën e Shqipërisë dhe kush do të paraqitet më mirë, ose më saktë kush do të jetë sportisti, apo sportisja më e mirë e aktivitetit do të jetë në Evropian. Kështu që forca, përpara keni një punë të madhe për të bërë”, – ka përfunduar Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, duke folur përpara sportistëve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh