Gjergj Vyshka 24.01.2016 19:10
Federata Shqiptare e Peshëngritjes, në planifikimin e saj për vitin 2016, duke i shtuar dhe një borxh doganor prej 2.000.000 lekësh, ka kërkuar 50.272.756 lekë. Sipas zërave ndarja është si vijon:
Paga e sekretarit 916.800 lekë, Paga e Inspektorit 751.200 lekë, Sigurime Shoqërore 278.556 lekë, Grumbullime për Kampionati Evropian 5.100.000 lekë (Kampionati i Veteranëve, 15 pjesëmarrës, 30.000 lekë, Kampionate Kombëtare 4 të rritur + 2 të rinj, 1.300.000 lekë, Trajtim Ushqimor 12.000.000 lekë, Kontroll Dopingu 560.000 lekë, Kancelari 100.000 lekë, Postë + Internet (viti 2015 + prapambetje) 170.000 lekë, Seminare për trajnerët 1.440.000 lekë, Detergjentë dhe materiale pastrimi 50.000 lekë, Seminare për gjyqtarët 14.400.000 lekë.
Por përtej planifikimit, grandi i caktuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për peshëngritjen shqiptare, edhe pse ajo është disiplinë olimpike, është vetëm 9.500.000 lekë të rinj. Që do të thotë shifër e pamjaftueshme për atë që kërkon peshëngritja.