Albaniansport.net 24.01.2016 13:10
ASNN – Stanislav Vavrinka dhe Andi Marrej u kualifikuan për në turin e 16-shes së “Australia Open 2016” në Melbërn, pasi fituan përballë kundërshtarëve përkatës, Lukas Rosolit dhe Zhoao Souzës. Britaniku mposhti në 4 sete portugezin Souza me rezultatin 3-1 (6-2, 3-6, 6-2, 6-2) në një takim që zgjati 2 orë e 38 minuta.
Mërrej zhvilloi ndeshjen në prani të së ëmës, por pa qenë në dijeni të asaj çfarë i kishte ngjarë vjehrrit të tij Nigel Sears. Ky i fundit, që është edhe trajner i tenistes Ana Ivanoviç, ishte ndier keq duke i rënë të fikët në tribunë. Ndërkohë Stanislav Vavrinka arriti fitoren e 400-të në karrierë pasi mposhti Lukas Rosol me shifrat 3-0 (6-2, 6-3, 7-6).
Kundërshtari i ardhshëm i zviceranit është Milosh Raniç që triumfoi përballë serbit Viktor Trociki 6-2, 6-3, 6-4. Avancon edhe Xhon Isner, që kaloi në katër sete spanjollin Feliciano Lopez me rezultatin 3-1 (6-7, 7-6, 6-2, 6-4). Isner tani është në rrugën e përplasjes me David Ferrer, që mposhti bashkatdhetarin e tij Stiv Xhonson me rezultatin 3-0 (6-1, 6-4, 6-4)
“Australia Open 2016”
Tenis
Shorti i turit të 16-shes
së turneut të Melbërnit
Meshkuj:
Xhokoviç – Simon
Tsonga – Nishikori
Federer – Gofin
Bautista Agut – Berdish
Kuznjecov – Monfils
Raoniç – Vavrinka
Ferrer – Isner
Tomiç – Mërrej
Femra:
S. Uilliams – Gasparian
Bençiç – Sharapova
Raduanska – Friedsam
S.Navarro – Gavrilova
Kerber – Bek
Azarenka – Striçova
Konta – Makarova
Keis – Zhang