Gjergj Vyshka 24.01.2016 12:25
Për presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes (FSHP), Elez Gjoza, shumë shpejt do të ketë një dalje në një media të caktuar për të shpallur fajtorët e kapjes së tre sportistëve me të njëjtën substancë në Botërorin e Kazakistanit.
“Mirëpo nga ish-presidentë, apo dhe ish-sportistë të peshëngritjes ka pasur tendenca për të minuar peshëngritjen shqiptare me thirrje që do të arratisen shtangistët në Amerikë”, – ka thënë ai.
“Madje i kanë thënë Briken Caljes “Arratisu, çfarë do të bësh në Shqipëri!?”, – ka vijuar kreu i FSHP-së. – Por peshëngritjen nuk mund ta minojnë as ish-trajnerë, as ish-presidentë, apo ish-sportist. E për këtë shumë shpejt do të flas.”
Jo vetëm kaq, por Gjoza ka shkuar dhe më tej teksa ka treguar se një trajner bullgar ka qenë në Elbasan i akomoduar në periudhën që kombëtarja e të rinjve dhe e Nën-23-vjeçarëve ka qenë në Shtërmen duke u përgatitur për Evropianin.
“Menjëherë e kemi larguar, ndërsa ish-presidentë të Federatës sonë, apo dhe presidentë klubesh kanë qëndruar me të. E kështu e kemi shpëtuar përsëri shtangën nga penalizimet”, – ka përfunduar Gjoza.