Gjergj Vyshka 24.01.2016 10:55
“Te Stela” është bërë “pronare” e Kupës “Arben Jorgoni”, që dje është organizuar në pishinën e mbyllur të këtij kompleksi, i cili ndodhet në kilometrin e 7-të të autostradës Tiranë-Durrës.
Arben Jorgoni ka qenë presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar nga 1992-2000 e për rrjedhojë drejtuesit më të lartë të institucionit të olimpizmit shqiptar, pikërisht presidenti Viron Bezhani dhe sekretari i përgjithshëm Stavri Bello, e kanë rikujtuar edhe një herë këtë figurë.
Ish-notarë, por dhe figura të sportit e të artit, miq të ngushtë të Arben Jorgonit, janë mbledhur në kompleksin “Te Stela”, atje ku nëntë ekipe kanë performuar në not për herë të parë për vitin 2016.
Një përkujtimore nga presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, i është dorëzuar të vëllait të Arben Jorgonit. “Nobis” është në vendin e dytë, ndërsa në vendin e tretë Tirana.
Kupa “Arben Jorgoni” në not
Rezultatet teknike:
Meshkuj
50 m stil i lirë Eduard Cane (Nobis) 25”28
100 m delfin Spiro Goga (Teuta) 1’04”70
50 m shpinë Kledi Kadiu (Teuta) 31”28
100 m bretkosë Deni Baholli (Te Stela) 1’08”00
50 m delfin Andi Mara (Nobis) 29”00
100 m stil i lirë Eduard Cane (Nobis) 56”32
50 m bretkosë Deni Baholli (Te Stela) 30”84
100 m shpinë Thoma Duni (Jon Vlorë) 1’11”63
100 m katërnotim Mishel Xhaferri (Te Stela) 1’07”95
Femra
50 m stil i lirë Alesia Neziri (Tirana) 29”57
100 m delfin Sonia Kapedani (Te Stela) 1’18”84
50 m shpinë Ledia Allaraj (Partizani) 33”12
100 m bretkosë Alesia Daja (Te Stela) 1’31”06
50 m delfin Ledia Allaraj (Partizani) 32”50
100 m stil i lirë Arba Topalli (Te Stela) 1’08”31
50 m bretkosë Alesia Daja (Te Stela) 41”87
100 m shpinë Sonia Kapedani (Te Stela) 1’19”94
100 m katërnotim Gloria Ndoja (Te Stela) 1’21”34
Si ekip: Te Stela 157 pikë