Gjergj Vyshka 20.10.2014 11:40
Futbolli i femrave ka luajtur ndeshjet e javës së tretë, ndërsa përveç goleadave, ka dhe shpërblime për skuadrat fituese. Kështu ka ndodhur dje në kryeqytet, atje ku presidenti i Kukësit, Safet Gjici, jo vetëm që ka qenë prezent për të parë ndeshjen e skuadrës së vajzave, por dhe e ka shpërblyer atë për fitoren në fushë të huaj.
Për Kukësin ka qenë një fitore shumë e rëndësishme ndaj kryesueses Kinostudio, 2-0, dhe në fund 1000 euro për ekipin. Tashmë kuksianet kanë 9 pikë të plota, po aq sa dhe Vllaznia kampione në fuqi, e cila është në vendin e parë, sepse ka golaverazhin më të mirë. Shkodranet kanë fituar 13-1 me AAS-në.
Ndërkohë është kthyer tek fitorja Tirana AS, por dhe The Door, e cila në mënyrë surprizë ka mundur Juban Danjën, 2-1. Madje nga drejtuesit e Juban Danjës ka pasur akuza dhe për gjykime të njëanshme. Sakaq Shkëndija e Durrësit ka mundur Dajtin, kurse Apolonia e Elbasani kanë ndarë nga një pikë secila.
Gj.V.
Kampionati i 6-të Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 3-të
(18-19 tetor 2014)
Kinostudio – Kukësi 0-2
Tirana AS – Bilisht Sporti 3-0
Dajti – Shkëndija Durrës 1-5
Apolonia – Elbasani 0-0
Juban Danja – The Door 1-2
Vllaznia – AAS 13-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 3 3 0 0 25-1 9
- Kukësi 3 3 0 0 15-1 9
- Juban Danja 3 2 0 1 19-5 6
- Kinostudio 3 2 0 1 16-2 6
- The Door 3 2 0 1 7-4 6
- Tirana AS 3 2 0 1 8-6 6
- Shkëndija Durrës 3 2 0 1 10-11 6
- Dajti 3 1 0 2 2-13 3
- Elbasani 3 0 1 2 3-8 1
- Apolonia 3 0 1 2 2-14 1
- AAS 3 0 0 3 1-19 0
- Bilisht Sporti 3 0 0 3 2-26 0