Gjergj Vyshka 23.01.2016 13:05
Në Liga e Evropës e vitit 2016 në volejboll për meshkuj, janë gjithsej tetë skuadra, të cilat janë të ndara në dy grupe me nga katër skuadra, ndërsa skuadra kombëtare e Shqipërisë do të jetë në grup me Bullgarinë, Danimarkën dhe Maqedoninë. Grupi B ka përfshirë Estoninë, Bjellorusinë, Austrinë dhe Luksemburgun.
Sipas Federatës Evropiane të Volejbollit, Shqipëria dhe Luksemburgu janë duke bërë debutimin e tyre në këtë Ligë. Po kështu Maqedonia dhe Estonia, të cilat kanë marrë medaljet e argjendta në “4-shen finale” në Valbrish të Polonisë, do të kërkojnë të përmirësojnë paraqitjen e tyre.
Ndërkohë që kompozimi i grupeve është bërë mbi bazën e renditjes së kombëtareve në Evropë. Konkurrimi do të nisë nga data 3, deri më 5 qershor në Estoni dhe do të vazhdojë nga data 9, deri më 11 qershor në Austri për grupin A. Kurse për grupin B, ku ndodhet kombëtarja kuqezi, do të jetë në Bullgari më 10-12 qershor dhe në Maqedoni më 17-19 qershor.
Meshkuj do ta luajnë finalen më 24-26 qershor dhe femrat një javë më vonë. Presidenti i Federatës Evropiane të Volejbollit, Boriçiç, ka qenë i kënaqur për përfundimin e mbledhjes, teksa ka nënvizuar rëndësinë e një veprimtarie që është një mundësi për rritjen e një gjenerate të re lojtarësh, si dhe për rritjen e kombëtareve. Dhe për fituesit e Ligës së Evropës janë si shpërblim 150.000 euro si për meshkuj, ashtu dhe për femra.
Liga e Evropës
Volejboll – Meshkuj
Grupi A
(10-12 qershor në Bullgari,
17-19 qershor në Maqedoni)
Nr. Ekipi
- Bullgaria
- Maqedonia
- Danimarka
- Shqipëria