Albaniansport.net 23.01.2016 12:15
ASNN – Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka bërë publike shpenzimet që klubet e anëtarësuara në këtë institucion, kanë bërë për transferimet e lojtarëve gjatë vitit 2015.
Sipas raportit të FIFA, skuadrat e futbollit kanë shpenzuar plot 3.83 miliardë euro për të blerë ose huazuar lojtarë të rinj, në një analizë ekonomike të detajuar që përfshiu më shumë se 6,500 skuadra në mbarë botën, duke përfshirë dhe ekipet shqiptare.
Sipas këtij raporti, skuadrat angleze janë shpenzuesit më të mëdhenj në tregun e transferimeve në vitin 2015, ku për sjelljen e lojtarëve kanë shpenzuar 1.1 miliardë euro.
Por një zë i rëndësishëm vjen edhe për fitimet, të paktën ato zyrtare dhe të justifikuara në bilancet e gjigantëve të futbollit planetar.
Në raportin e FIFA-s janë analizuar 13.558 transferime vetëm në vitin 2015. Krahasuar me 2014, kjo shënon një rritje prej 3.1% dhe një rekord të ri botëror të panjohur më parë.