Pingpong / Mbyllet Ballkaniada e Nën-21-vjeçarëve, organizim i niveleve të larta

Share Button

Ping-pong-Ballkaniada-U-21-logo

Gjergj Vyshka 20.10.2014 09:50

Tanët shumë pak për të thënë në lojën individuale dhe atë dyshe e dyshe mikse. Ashtu si dhe ekiporet, edhe disiplinat e tjera dominohen nga serbët dhe rumunët. Ballkaniada e pingpongut për Nën-21-vjeçarët, e cila për katër ditë është zhvilluar në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, ka ulur siparin e aktivitetit dje në mesditë. Në një organizim për t’u marrë shembull të Federatës Shqiptare të Pingpongut imazhi i vendi tonë tek ndërkombëtarët ka qenë më shumë pozitiv.

Jo vetëm Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, i vënë në dispozicion të pingpongut me të gjitha resurset e saj, por dhe akomodimi, lëvizja e pingpongistëve nga hoteli në fushën e ndeshjeve e të tjera si këto kanë qenë në nivelin e kënaqshëm. E për më tepër dhe mikpritja, sidomos ndaj serbëve, që pavarësisht asaj që kishte ndodhur më 14 tetor në Beograd në ndeshjen e futbollit, janë ndjerë komod, sepse askush nuk ka pasur qëllimin për t’i prekur ato.

Dhe në fund një ndarë miqësore mes të gjithë, kurse nota e ndërkombëtarëve për këtë organizim për Ballkaniadën nga Shqipëria do të jetë si një “vizë” për një tjetër aktivitet më madhor. Pse jo Evropian, apo dhe Botëror. Po çfarë nuk shkoi? Sigurisht që për nivelin e pingpongut tonë vendi i pestë për femra dhe vendi i shtatë për meshkuj si ekip qenë pozitiv. Por më pas në lojën individuale, dyshe dhe dyshe-mikse asgjë për t’u shënuar.

Pavarësisht punës së mirë që ka bërë Musa Tërniqi për femra dhe Jonuz Tufa për meshkuj, por dhe përpjekjeve të pingpongistëve për të qenë si të barabartë në këtë ballkaniadë, sërish jemi larg. Ndoshta edhe për shkak të indiferencës së publikut, pavarësisht se në Tiranë zhvillohej një Kampionat Ballkanik, edhe vetë sportistët nuk e kanë ndjerë ngrohtësinë e mbështetjes së tifozerisë. E megjithatë, Shqipëria e imazhin pozitiv të organizimit të aktivitetit.

Në ditën e fundit, në ndeshjet individuale, dyshe dhe dyshe mikse, gjithçka ka qenë e Serbisë dhe e Rumanisë. Dy kombëtare që kanë qenë fituese dhe në garën ekipore.

 

Rezultatet teknike të ditës së fundit

 

Individuale – Meshkuj

Valentin Nad Nemedi (Serbi)

 

Individuale – Femra

Viktori Truzinski (Serbi)

 

Lojë dyshe – Meshkuj

A. Manale – A. Spelbus (Rumani)

 

Lojë dyshe – Femra

A. Fenivesi – V. Truzinski (Serbi)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Koronavirusi vazhdon të shpartallojë kalendarin sportiv ndërkombëtar

Koronavirusi vazhdon të shpartallojë kalendarin sportiv ndërkombëtar

AlbanianSport.com 02/05/2020 21:40 ASNN – Vazhdon efekti “domino” në kalendarin sportiv ndërkombëtar

(Video) Pingpong, spektakël në Botërorin e të topit të vogël në Budapest

(Video) Pingpong, spektakël në Botërorin e të topit të vogël në Budapest

AlbanianSport.com 25/04/2019 17:30 ASNN – Disa nga çastet më të spikatura të veprimtarisë madhore

Kosovë / Pingpongistët udhëtojnë drejt Zenicës duke synuar medalje

Kosovë / Pingpongistët udhëtojnë drejt Zenicës duke synuar medalje

AlbanianSport.com 04/06/2018 15:35 ASNN – Pas vështirësive për marrjen e vizave, pingpongistët do të

Pingpong / Teuta, kampione e dyfishtë e Shqipërisë për Nën-15-vjeçarët

Pingpong / Teuta, kampione e dyfishtë e Shqipërisë për Nën-15-vjeçarët

AlbanianSport.com 17/04/2018 13:25 ASNN – Pingpongu shqiptar, sipas informacionit që ka përcjellë

Pingpong / Teuta e femrave, e 3-ta në Kupën e Ballkanit për Klubet

Pingpong / Teuta e femrave, e 3-ta në Kupën e Ballkanit për Klubet

AlbanianSport.com 26/02/2018 16:10 ASNN – Teuta në pingpong për femra ka dalë e treta në Kupën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh