Tirana / Edhe bardheblutë, probleme me borxhet, FIFA, si “Shpata e Demokleut”

Share Button

Tirana-logo-sfond

Albaniansport.net 22.01.2016 13:45

ASNN – FIFA kërkon që t’i paguajë Panathinaikos 120 mijë euro për Ilir Kastratin. Borxhet e akumuluar dhe detyrimet e papaguara janë kthyer në problem për klubet e futbollit shqiptar. Tani është Tirana që përballet me këtë situatë. FIFA i ka kërkuar bardhebluve të kryeqytetit t’i paguajnë Panathinaikosit 120 mijë euro për transferimin e mesfushorit Ilir Kastrati në vitin 2013.

Mungesë profesionalizmi, apo thjesht pakujdesi në leximin e kontratave gjatë transferimit të lojtarëve. Sido që të jetë, borxhet me vetë futbollistët por edhe skuadrat që kanë në pronësi kartonët e tyre janë kthyer në një problem të madh dhe barrë financiare për klubet në Shqipëri. E fundit që përballet me një situatë aspak të mirë është Tirana.

Në zyrtat e klubit ka ardhur prej disa kohësh paralajmërimi nga FIFA për detyrimet e prapambetura që bardheblutë e kryeqytetit duhet t’i paguajnë grekëve të Panathinaikos për Ilir Kastratin. Mesfushori u transferua te Tirana në vitin 2013, duke luajtur vetëm pak minuta me këtë skuadër. Por në bazë të rregullores së FIFA-s për lojtarët e rinj, Panathinaikos kërkon jo pak por 120 mijë euro.

Një shumë e rëndësishme që rëndon buxhetin e Tiranës. Të kontaktuar nga televizioni informativ shqiptar “ABC News”, drejtuesit e klubit bënë të ditur se do të nisin procedurat administrative për të hedhur poshtë këtë pretendim dhe se gjithçka do të mbyllet në favor të Tiranës. Përtej këtij optimizmi, ky problem nuk mund të mos merret seriozisht.

Kjo, pasi FIFA është shumë e kujdesshme ndaj detyrimeve mes klubeve apo mes klubeve dhe lojtarëve. Konfirmimi për këtë erdhi pak ditë më parë dhe viktimë e borxheve të pashlyera ishte Flamurtari. Për shkak të detyrimeve të papaguara ndaj mesfushorit kroat, Toni Pezo, FIFA dënoi klubin vlonjat, duke i hequr atij tri pikë në tabelën e renditjes.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh