AlbanianSport.com 20.10.2014 08:55
ASNN – Sopoti ka nisur të bëjë llogaritë e veta për të qenë edhe pas javës së katërt në krye të renditjes së grupit të Jugut.
Duke qenë se të shtunën e ardhshme do të presë Tomorin në “Nexhip Trungu” të Cërrikut, atëherë librazhdasit kanë arritur që të nisin shkëputjen nga të tjerët.
Sepse, gjithnjë sipas tyre, Butrinti do të presë në fushën e vet Pogradecin, kurse në kryeqytet Dinamo do të ketë përballë Lushnjën.
E thënë ndryshe secila prej këtyre skuadrave do të përpiqet të bëhet pengesë për njëri-tjetrin.
Përfitimi, Sopoti përsëri në krye të renditjes së grupit të Jugut, gjithnjë nëse fiton me Tomorin.