Tenis / Turi i 3-të i “Melbërn 2016”, bie vetëm Kuznjecova, s’ka surpriza të tjera

Share Button

Australian-Open-kompleksi

Gjergj Vyshka 21.01.2016 09:00

Serena Uilliams, Maria Sharapova, Rozher Federer, Tomas Bërdish dhe Marin Çiliç janë kualifikuar me lehtësi. Pas Nadalit dhe Venus Uilliamsit, lamtumirën turneut ia ka dhënë edhe Svetllana Kuznjecova. Dita e tretë e “Australian Open” në Melbërn nuk shkaktoi asnjë befasi. Tenistët pretendentë për fitoren e turneut u kualifikuan pa shumë probleme për në turin e tretë të tij. Kampionia në fuqi, Serena Uilliams, u përball me tajvanezen Su-Uei, ndaj së cilës dominoi totalisht. Tenistja amerikane, që kërkon trofeun e 22-të “Grend Slem” në karrierë, shpenzoi vetëm 60 minuta në përballjen me Su-Ueit, për të fituar takimin në 2 sete (6-1, 6-2).
Me shumë lehtësi fitoi edhe Maria Sharapova ndeshjen e saj me Sasnioviçin. Tenistja ruse, finaliste e vitit të kaluar në Melbërn, arriti të mposhtë në shumë pak kohë bjellorusen duke e fituar sfidën në 2 sete (6-2, 6-1). U kualifikua për në turin tjetër edhe spanjollja Karla Suarez Navarro, ndërkohë që Svetllana Kuznjecova i dha lamtumirën turneut australian. Në kampin e meshkujve, Rozher Federer u kualifikua për në turin tjetër, pasi mundi ukrainasin Aleksandër Dolgopolov, 3-0. Dolgopolov u përpoq të bënte rezistencë ndaj zviceranit, por numri 3 i botës ishte në ditën e tij më të mirë.
Dhe ai arriti të kontrollojë pa shumë probleme këtë ndeshje duke i fituar setet 6-3, 7-5, 6-1. Fitore në këtë tur shënuan edhe Tomas Bërdiç e Marin Çiliç, që mposhtën respektivisht Basis dhe Ramos-Vinjolas. Përparon edhe italiani Andreas Sepi, i cili, në turin e dytë ka qenë më mirë se sa amerikani Koudla, që është numri 69 në renditjen e përgjithshme botërore të ATP-së. Ai e ka mundur kundërshtarin në tre sete, në një hark kohor prej 2 orësh e gjashtë minutash. E të premten do të jetë përballë numri një të botës, Novak Xhokoviç, në një sfidë më shumë se interesante.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

AlbanianSport.com 10/03/2024 16:10 ASNN – Lara Kolturi, në finalet e Kupës së Botës. Skiatorja kuqezi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh