Albaniansport.net 21.01.2016 07:55
ASNN – Ish-trajneri i Skënderbeut dhe Partizanit, Shpëtim Duro, i ka bërë një analizë gjysmës së parë të sezonit. Duke folur për gazetarin sportiv, Bledar Kuka, të televizionin informativ shqiptar, “ABC News”, Duro tha se Skënderbeu është më i qëndrueshëm, ndërsa Partizani gaboi me largimin e Starovës.
Në fakt, vjet ishte kandidat për titull deri pranë fundit, por këtë sezon është thjesht një spektator. Shpëtim Duro, ish-trajneri i Partizanit, dhe po ashtu i Shkëndisë së Tetovës, gjykon se ka një diferencë të qartë mes kampiones Skënderbeu dhe ekipeve të tjerë, gjatë përforcimeve të këtij muaji.
Ai ka gjithashtu disa kritika për të bërë. Duro mendon se vjet, kur ai drejtonte Partizanin, Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ishte më e fortë. 56-vjeçari nuk i ka pritur aspak mirë disa kritika të trajnerit aktual të Partizanit, Andrea Agostineli, për problemet taktike të ekipeve shqiptare.