Gjergj Vyshka 20.01.2016 17:05
Më së fundi skiatori shqiptar Erjon Tola ka arritur ta përfundojë një garë këtë sezon. E gjithçka ka ndodhur dje në Shamperi të Zvicrës, atje ku në një garë lokale në disiplinën e sllallomit gjigant është renditur në vendin e 17-të mes 71 garuesve.
Në rrëshqitjen e parë ka fiksuar kohën 51”00, kurse në të dytën 52”29 dhe në total 1’43”29. Ndërkohë një tjetër rezultat i mirë duhet vlerësuar ai i Suela Mëhillit, që po në Shamperi, në sllallomin gjigant, ka zënë vendin e 24-t mes 44 konkurruesve.
Në rrëshqitjen e parë ka fiksuar kohën 54”91, në të dytën 57”21 dhe në total 1’52”12. Kësisoj Tola dhe Mëhilli, ndonëse kjo e fundit në tre pjesëmarrje ka arritur ta çojë deri në fund garën, janë paraqitur mirë në Shamperi të Zvicrës.