Tenis / Melbërni me surpriza, pas Nadalit, eliminohet edhe Venus Uilliams

Share Button

Australian-Open-logo

Gjergj Vyshka 20.01.2016 07:55

Hera e parë për të pestin në renditjen botërore të tenisit që eliminohet që në turin e parë në Australi, kurse amerikania, edhe pse është në dhjetëshen e parë të renditjes, ende s’po vjen në formë. Dita e dytë e Turneut të Hapur të Australisë (Australian Open), apo turneut të Melbërnit, që një ndër më të rëndësishmit në aktivitetet madhore të tenisit për 2016-ën, shënoi surprizën më të madhe. Në turin e parë, si asnjëherë tjetër, është eliminuar Rafael Nadali, që është i 5-ti në renditjen botërore, si dhe Venus Uilliamsi e klasifikuar në dhjetëshen e parë të tenisteve në botë.
Numri 5 i renditjes botërore u mund në derbin spanjoll nga Fernando Verdasko me rezultatin 2-3, në një ndeshje në të cilën ishte shumë pranë fitores. Për Nadalin kjo është hera e parë që eliminohet në turin e parë në turneun e Melbërnit dhe hera e dytë në turnetë e mëdha dhe të rëndësishëm të tenisit. Verdasko fitoi setin e parë 7-6, por Nadali iu përgjigj duke fituar 2 të tjerët 6-4 dhe 6-3. Madrileni barazoi gjithçka duke fituar setin e katërt 7-6 dhe ndeshja shkon në setin final.
Në këtë fraksion të lojës, Nadali mori kryesimin në 2-0, por nuk e ruajti dot këtë epërsi. Verdasko e theu 3 herë Nadali me shërbimet e tij për të fituar në fund këtë set 6-2 dhe krejt ndeshjen 3-2. Krejtësisht ndryshe ndodhi me Andi Mërrejin, që u kualifikua me lehtësi për në turin e dytë. Tenisti britanik, hëpërhë numri 2 i botës, ishte dominues në ndeshjen me Aleksander Zverevin, të cilin e mposhti me rezultatin 3-0 me sete 6-1, 6-2, 6-3.
Në kampin e femrave, ëndrrat e Venus Uilliamsit për të fituar titullin e parë në karrierë në “Australian Open” u thyen që në raundin e parë. Tenistja amerikane u eliminua nga britanikja, Joana Konta, e cila e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 2-0. Venusi, e rikthyer në fushat e lojës gjatë 2015, kur arriti të vendosë emrin e saj mes 10 më të mirave në renditjen e WTA-së, e kishte të vështirë të përballonte kundërshtaren e saj që i fitoi setet 6-4 dhe 6-2, në një hark kohor prej 79 minutash. U kualifikuan për në raundin e dytë edhe spanjollja Mugurusa dhe tenistja serbe Ana Ivanoviç.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh