Të dënuar? Blateri & Platini vazhdojnë të paguhen nga FIFA & UEFA!

Share Button

Blater-Platini-together

Albaniansport.net 19.01.2016 14:20

ASNN – Sep Blateri do të vazhdojë që të paguhet nga FIFA, pavarësisht dënimit me 8 vjet pezullim nga të gjitha aktivitetet. Ai që e deklaroi këtë ishte zëdhënësi i FIFA, Andreas Bantel. “Deri në momentin e zgjedhjes së presidentit të ri më 26 shkurt, Blateri është ende në këtë detyrë pasi kështu është në kontratën e tij”, – tha Bantel. Më 8 tetor, Blateri u pezullua me 90 ditë, dënim ky që u rrit në 8 vjet për shkak të pagesës prej 1.8 milionë eurosh për llogari të Mishel Platinisë në vitin 2011.

Sipas Komisionit të Auditit të FIFA-s, për Blaterin mund të bllokohet dhënia e shpërblimeve të ndryshme, por nuk mund t’i mohohet paga pasi kjo është pjesë e kontratës që ai ka nënshkruar. Ndërkohë, edhe UEFA ka konfirmuar se presidenti i pezulluar, Mishel Platini do të vazhdojë të marrë pagën e tij “deri në njoftimin e ardhshëm”. Platini është përjashtuar për 8 vjet nga çdo aktivitet që ka lidhje me futbollin, pas hetimeve ndaj tij.

Bëhet fjalë për një pagesë prej 1.8 milionë dollarëve që kishte pranuar ai nga presidenti i FIFA-s, Sep Blater. “Platini është duke e pranuar pagën nga UEFA dhe do të vazhdojë të paguhet deri në njoftimin e ardhshëm”, ka njoftuar organizmi që qeveris futbollin kontinental. Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) është përfshirë në një krizë të thellë për shkak të skandalit të korrupsionit që ka sjellë edhe vendosjen e 41 personave nën akuzë nga ana e SHBA për veprime ilegale.

Prokuroria amerikane po vijon hetimet e saj, ndërkohe që edhe drejtësia zvicerane po e bën një gjë të tillë paralelisht. Vetëm javën e kaluar, FIFA shkarkoi nga detyra e Sekretarin e Përgjithshëm, Zherom Valke, për shkak të përfshirjes së këtij të fundit në një skemë të shitjes së paligjshme të biletave të Botërorit të vitit 2014. Ky skandal i FIFA ka bërë që qeveria e futbollit botëror në vitin 2015 të raportojë një bilanc me humbje financiare, gjë që ndodh për herë të parë për këtë institucion që nga viti 2001.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh