Legjionarët / Gjimshiti firmos për Atalantën, prezantohet në Bergamo

Share Button

Berat-Gjimshiti-Atalanta-prezantimi-2016

Albaniansport.net 18.01.2016 19:20

ASNN – Sikundër ishte njoftuar edhe më parë nga mediat zvicerane,që shkruanin se FC Zyrihu i kishte ndërprerë kontratën, Berat Gjimshiti është edhe zyrtarisht një futbollist i Atalantës. Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi është prezanuar të hënën në Bergamo, pas kryerjes së analizave mjekësore. Klubi i Serie A nuk ka bërë të ditur kohëzgjatjen e marrëveshjes, por për transferimin nuk është shpenzuar asgjë, pasi 22-vjeçari u la i lirë nga Zyrihu.

Italia është një përvojë e re për Berat Gjimshitin, i cili deri më tani ka luajtur vetëm në Zvicër. Në Serinë A, ai do t’u bashkohet kuqezinjve të tjerë, si Etrit Berishës, Elseid Hysajt, Arlind Ajetit dhe Rei Manajt. Një lëvizje kjo që gjykohet e dobishme për vetë mbojtësin, por edhe për Kombëtaren. Në kalimin e futbollistëve shqiptarë në kampionatin italian ka ndikuar vazhdimisht edhe trajneri Xhovani De Biazi, duke i këshilluar në media ose te drejtuesit e klubeve vendase.

Kështu pra, Berat Gjimshiti është edhe zyrtarisht lojtar i Serisë A. Mbrojtësi kuqezi u prezantua këtë të hënë tek skuadra e Atalantës, në përfundim të analizave mjekësore. 22 vjeçarit do të mbajë fanellën me numrin 55 dhe mbërrin në Bergamo pas aventurës në kampionatin zviceran me FC Zyrihun, ku numëron mbi 100 ndeshje në kampionat dhe në Ligën e Evropës. Në komunikatën për shtyp, klubi italian nuk ka bërë të ditur ndonjë hollësi të kontratës.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare prishi me konsensus kontratën me ekipin zviceran të Zyrihut. Klubi e justifikoi këtë vendim me faktin se dëshironte t’i jepte mundësinë 22-vjeçarit shqiptar, të gjente një skuadër ku mund të luajë më shumë, në mënyrë që të ketë mundësi të grumbullohet nga De Biazi për në “Euro 2016”.

Me skuadrën e FC Zyrihut, Gjimshiti ka luajtur 135 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar 6 gola. 22-vjeçari Gjimshiti debutoi me fanelën e Kombëtares shqiptare në barazimin 0-0 me Danimarkën, ndërkohë që në ndeshjen e fundit të Eliminatoreve ai ishte një nga tre autorët e golave në portën e Armenisë. Kalimi në një prej kampionateve më të fortë të botës është i rëndësishëm për vetëm futbollistin dhe përfaqësuesen shqiptare që verën e ardhshme do të luajë në finalet e “Euro 2016”-ës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh