AlbanianSport.com 19.10.2014 21:40
ASNN – Humbja e tretë radhazi, por dhe gjendja me zero pikë në tabelën e renditjes, i kanë bërë gjirokastritët që të kërkojnë tashmë dorëheqjen e trajnerit Bledar Devolli.
Duke ditur që ndeshja me Tomorin vendës ka qenë shansi i fundit i tij dhe i bluzinjve, atëherë presidenti Bime ka iniciuar një takim sot në ora 10:00.
Një takim në të cilin do të jenë shumë sportdashës, kuadro të sportit, të cilët do të kërkojnë të gjejnë zgjidhjet për Luftëtarin.
Duke qenë se në Berat ishte vetë Flamur Bime, atëherë e ka organizuar ai këtë takim, ndërsa sot pritet të miratohet dhe dorëheqja e Devollit. Luftëtari në kaos total.