Albaniansport.net 18.01.2016 11:35
ASNN – Kombëtarja e Kosovës në hendboll për meshkuj, bëri një paraqitje të mirë, por nuk arriti rezultat të favorshëm me Sllovakinë.
Përfaqësuesja e Kosovës pësoi humbje me katër gola diferencë, 22-26, në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë.
Në 30 minutat e parë sllovakët bënë një lojë më të mirë dhe e mbyllë atë me tri gola epërsi, 15-12.
Edhe në pjesën e dytë, të dyja ekipet shfaqën lojë të mirë, por sllovakët ruajtën epërsinë dhe fituan me rezultat 26-22.
Sllovakia merr kështu dy pikë, kurse Kosova, me 5 humbje radhazi, i mbylli Eliminatoret e Kampionatin Botëror 2017, duke zënë vendin e fundit në grupin 1, me zero pikë.