AlbanianSport.com 17.01.2016 17:05
ASNN – Tirana ka fituar sot takimin miqësor në Kompleksin Sportiv “Skënder Halili” në kryeqytet përballë Korabit. Pavarsisht pësimit të dy golave në çerekoren e parë,. bardheblutë kanë vijuar të zhvillojnë një ndeshje mjaft të mirë duke dominuar në çdo moment kundërshtarin.
Mziu i ka shtangur kryeqytetasit, duke shënuar dy herë brenda 10 minutash, fillimisht në minutën e 10-të e pastaj në atë të 13-ën. Por bardheblutë kanë reaguar shpejt me anë të Elis Bakajt, që brenda 12 minuta rikthen barazinë në shifra.
Ai ka shkurtuar deficitin e golave në minutën e 16-të, duke vijuar të barazojë gjithçka në 2-2 në minutën e 28-të. Me këtë barazi në shifra do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat do të flasin për bardheblutë.
Kapiteni Karabeci në minutën e 63-të dhe Halili 20 minuta më pas, do të vulosin fitoren e Tiranës në shifrat 4-2. Në këtë përballje janë aktivizuar edhe dy brazilianët, Hugo dhe Uilliams, që kanë bërë një takim tepër pozitiv duke dhënë sinjalet e duhura.
Përsa i përket merkatos, te skuadra bardheblu janë afruar dy brazilianë dhe një kosovar, por sipas trajnerit Ilir Daja deri në fund të janarit priten të vijnë edhe lojtarë të tjerë.
Sidoqoftë, me ndeshjen miqësore me Korabin, Tirana duket se i ka dhënë fund përgatitjeve dimërore. Tashmë djemtë e drejtuar nga Ilir Daja janë gati për ndeshjen e Kupës ndaj Flamurtarit.
Tirana – Korabi 4-2
Shënues: Elis Bakaj 16’, 28’,
Karabeci 63’, Halili 83’/ Mziu 3’, 13’