Gjergj Vyshka 17.01.2016 14:35
Volejbolli duket se nuk do të jetë vetëm kampionat i para të rejave, para të rinjve, të rejave, të rinjve dhe të rriturve, por do të ketë edhe projekte të reja që lidhen me zhvillimin.
Për rrjedhojë Federata Shqiptare e Volejbollit, kjo edhe sipas presidentit Pëllumbi, ka përcaktuar një organikë e përbërë nga sekretari, 3 inspektorë, atje ku dy do të jenë me kohë të pjesshme, që do të merren me zhvillimin e projekteve.
Kësisoj volejbolli ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, ndërsa në epiqendër, për momentin, është pjesëmarrja e ekipeve kombëtare të të rriturve dhe të rriturave në Ligën e Evropës.