AlbanianSport.com 19.10.2014 19:50
ASNN – Edhe niveli i dytë i Kampionati Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si grupi A2, ka luajtur ndeshjet e javës së parë të tij dhe, siç dihet në këtë sezon marrin pjesë 6 skuadra.
Në një duel “ish”-ësh, Minatori dikur kampion i Shqipërisë, ka mundur në 5 sete legjendën e rikthyer të volejbollit shqiptar të femrave, Dinamon. Ndërkohë, Apolonia ka triumfuar në 3 sete ndaj Vlorës.
Kruse femrat e Elbasanit në volejboll kanë mundur pastër 3-0 ato të Korabit, duke treguar një nivel të lartë loje se dibranet. Për asnjë moment, elbasanaset nuk e kanë vënë në diskutim fitoren dhe kanë bërë një paraqitje mjaft të mirë.
Seti i parë u mbyll në favor të tyre në shifrat 25-17, ashtu sikurse edhe i dyti, kësaj here në shifrat 25-23. Edhe në të tretin nuk pati shumë për të shënuar, sepse nuk u vu në diskutim fitorja e vendasve, që triumfuan 25-18 dhe morën të gjithë ndeshjen 3-0.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A2
Java e parë
(18 tetor 2014)
Elbasani – Korabi 3-0
Minatori – Dinamo 3-2
Vlora – Apolonia 0-3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Apolonia 1 1 0 3-0 3
- Elbasani 1 1 0 3-0 3
- Minatori 1 1 0 3-2 2
- Dinamo 1 0 1 2-3 1
- Korabi 1 0 1 0-3 0
- Vlora 1 0 1 0-3 0