AlbanianSport.com 17.01.2016 12:05
ASNN – Sipas asaj që shkruajnë mediat zvicerane, Albian Ajeti, duke shumë i lumtur pas transferimit te klubi gjerman i Augsburgut. Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë që kur Ajeti u transferua te klubi gjerman, ai flet për përshtypjet e tij pas transferimit nga ekipi i Bazelit në kampionatin helvet të futbollit.
Në një intervistë për “Kicker”, futbollisti 18-vjeçari, Albian Ajeti, mendon se Augsburgu ishte zgjedhja e duhur për të. “Mendoj se, tek Augsburgu janë të gjitha kushtet që unë të vazhdoj të rritem gjatë viteve të ardhshme”, – ka thënë ai për revistën prestigjioze gjermane.
“Ky ekip më bën të ndihem komod pasi nuk ekziston një presion i madh si në skuadrat e tjera të Bundesligës, – ka vijuar sulmuesi 18-vjeçar shqiptar. – E kuptova që ishte klubi perfekt për mua, menjëherë sapo mbërriti oferta. Intensiteti i seancave stërvitore këtu është shumë i lartë, por nuk e kam aspak problem.”