AlbanianSport.com 16.01.2016 19:20
ASNN – Botërori i Portlendit, Evropiani i Amsterdamit dhe Olimpiada “Rio 2016” janë 3 garat madhore ku do të konkurrojë atletja shqiptare e 1,500 metrave, Luiza Gega. Për këtë qëllim, ajo po zhvillon një periudhë stërvitore 8-javore në Kenia dhe duke folur nëpërmjet linjës telefonike për Televizionin Shqiptar, trajneri i saj, Taulant Stërmasi, ka shpalosur synimet e sportistes.
Atletja e mirënjohur shqiptare, Luiza Gega, po zhvillon një periudhë stërvitore 8-javore në Kenia dhe duke folur nëpërmjet linjës telefonike për Televizionin Shqiptar nga Qendra Ndërkombëtare e përgatitjeve në Iten, trajneri i saj, Taulant Stërmasi, ka theksuar se kushtet janë të kënaqshme.
Sipas tij, synimi i sportistes janë 3 veprimtaritë madhore të këtij viti. Për trajnerin e Gegës, atletja synon edhe thyerjen e rekordit. Luiza Gega dhe trajneri i saj do të kthehen në Tiranë në mesin e marsit.