Gjergj Vyshka 16.01.2016 17:00
Basketbolli shqiptar i hap dritën jeshile edhe Nën-16-vjeçarëve. Rikthehet kampionati i paratërejave si një mundësi përzgjedhjeje për elementin e kombëtares, i cili në verë do të marrë pjesë si të përfaqësueset e moshave në Eliminatoret e Evropianit.
Kështu, risia është kthimi i kampionatit të paratërejave, që do të jetë një bazë e mirë për ekipin tonë kombëtar, i cili do të marrë pjesë në Eliminatoret e Kampionatit Evropian si të gjitha grupmoshat e tjera, atje ku shorti caktohet të premten e ardhshme.
Kurse për vajza duket se katër më të mirat do të përbëjnë “play-off” për titullin, ndërsa janë vetëm pesë skuadra. Por shpresohet që vitin e ardhshëm të ketë edhe një numër më të madh.
Ndërkohë, basketbolli shqiptar pritet që shpejt të nisë edhe kampionatin e Nën-14-vjeçarëve, Nën-12-vjeçarëve dhe Nën-10-vjeçarëve. Kampionati i Nën-16-vjeçarëve për djem e vajza nis më 30 dhe 31 janar 2016.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Paratëreja
(Nën-16-vjeçaret)
Shorti i sezonit 2015-2016
Skuadrat pjesëmarrëse
1) Vllaznia
2) Studenti
3) Goga Basket
4) Superior Klima
5) Horizont Basket
Java e parë
Vllaznia – Studenti
Goga Basket – Superior Klima
Java e dytë
Studenti – Goga Basket
Superior Klima – Horizont Basket
Java e 3-të
Horizont Basket – Goga Basket
Vllaznia – Superior Klima
Java e 4-t
Studenti – Horizont Basket
Goga Basket – Vllaznia
Java e 5-të
Superior Klima – Studenti
Vllaznia – Horizont Basket
Java e 6-të
Studenti – Vllaznia
Superior Klima – Goga Basket
Java e 7-të
Goga Basket – Studenti
Horizont Basket – Superior Klima
Java e 8-të
Goga Basket – Horizont Basket
Superior Klima – Vllaznia
Java e 9-të
Horizont Basket – Studenti
Vllaznia – Goga Basket
Java e 10-të
Studenti – Superior Klima
Horizont Basket – Vllaznia